Flash News

KRYESORE

Nis Konventa e LSI. Petrit Vasili: Fushata ishte e shkëlqyer, kundërshtarët tanë vollën vetëm vrer

Nis Konventa e LSI. Petrit Vasili: Fushata ishte e shkëlqyer,

Në fjalën e  mbajtur  gjatë Konventës Kombëtare të LSI, në të cilën pritet  edhe zyrtarizimi i Monika Kryemadhit si kryetare e re, Petrit Vasili ka risjellë edhe një herë në vëmendje problematikat e zgjedhjeve që kaluan.

Fjala e Vasilit:

“Kërcënime e të gjitha llojev  u përhapën në të gjithë vendin, dhe nuk kursyen as individët por edhe familjet. Për gjithçka kemi informuar më parë  dhe vazhdojmë të  informojmë OSBE. Madje ata u pajtuan edhe me shkeljene  kodit  zgjedhor nga KQZ. Është e  qartë  se marrëveshje e  17 majit ishte për të dëmtuar vendin por rritja e  LSI i frikësoi. OSBE dhe Ambasada Amerikane ishin të shqetësuara nga opozita e  kapur nga blerja e votës .Krimi dhe dhuna nuk kurseu as të  riun në Zharrë. Këto janë prova se këto zgjedhje  ishin ripërsëritje e 1996.Të gjitha ndikuan në zgjedhjet, por fitorja  jonë për t'u përballur me këtë krim është më e madhe. Misioni ynë  është që më shumë se 80% e shqiptarëve të cilët nuk pranojnë këtë qeveri të kthehen në barrikadë.Ne zhvilluam një fushatë të shkëlqyer me shumë ide me plan për të nxjerrë vendin nga varfëria. Ndërkohë që kundërshtarët tanë vollën vetëm vrer.Ne jemi dhe do të jemi zëri që Shqipëria pret.”

Të fundit