Flash News

KRYESORE

Nis ‘lufta’ PS-LSI në terren, ‘e forta’ e Gjirokastrës shkarkon drejtorin socialist

Nis ‘lufta’ PS-LSI në terren, ‘e forta’ e

Pa mbushur 24 orë nga zyrtarzimi i marrëveshjes PS-PD, në terren kanë nisur përplasjet e para mes drejtuesve të LSI dhe PS.

Mësohet se kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila njihet për ashpërsinë dhe drejtimin e institucionit me dorë të hekur, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Punëve Publike, Fadil Bojo.

Bojo është zyrtar i PS-së në Gjirokastër dhe marrëdhëniet me Ramin i ka patur gjithnjë të tensionuara. Përplasja ka kulmuar sot me vendimin e kryebashkiakes për shkarkimin e drejtorit socialist.

LSI është partia më e dëmtuar nga marrëveshja e Edi Ramës me Lulzim Bashën, me ministra dhe shumë drejtorë të shkarkuar, ndërkohë pritet hakmarrja e saj ndaj PS në bashkitë dhe institucionet që drejton.

Të fundit