Flash News

KRYESORE

Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PS në Elbasan, Rama cakton Beqajn drejtues politik në Shkodër

Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PS në Elbasan, Rama cakton Beqajn

Ka nisur para pak minutash mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në qytetin e Elbasanit.

Kjo mbledhje në prag të nisjes të sesionit të ri parlamentar dhe vetëm disa muaj larg zgjedhjeve qendrore të 2021-shit.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, marrja e porosive për nisjen e fushatës elektorale dhe gjithashtu socialistët do të informohen për ndryshimet  e reja që do të ndërmerren për Kodin Zgjedhor me qëllim hapjen e listave.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se kreu i PS-së Edi Rama ka caktuar deputetin Ilir Beqaj si drejtues politik ne Shkodër, e cila pritet të zyrtarizohet në Asamblenë Kombëtare.

Qyteti verior mbeti pa drejtues politik që pas ikjes së Valdrin Pjetrit, i cili kishte mashtruar me formularin e dekriminalizimit kur kandidoi për kryebashkiak, ku kishte fshehur një dënim në Itali. Rama nuk riktheu në këtë pozicion drejtuesin e mëparshëm, Ditmir Bushati, teksa kritikat e ish ministrit kanë qenë të forta ndaj qeverisë.

Të fundit