Flash News

KRYESORE

Nis mbledhja, Rama hyn i pari në Presidencë, Basha e ndjek

Ka nisur në Presidencë takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, të cilët do të negociojnë për daljen e vendit nga kriza politike.

Ka qenë Rama ai që ka hyrë i pari në Presidencë, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, ndërsa Basha ka mbërritur gjashtë minuta me vonesë, i shoqëruar nga Edi Paloka.

Në hyrje të institucionit, Rama dhe Basha janë pritur nga një prej këshilltarët e presidentit. Ndërkohë, kamerat janë lejuar brenda zyrës ku po zhvillohet takimi, por nuk dihet nëse ka patur apo jo një shtrëngim duarsh mes dy liderve. 

Në krye të tavolinës është ulur presidenti Bujar Nishani dhe Rama me Bashën janë vendosur përballë njëri-tjetrit.

Të fundit