Flash News

KRYESORE

Nis me mosmarrëveshje, Kurti ka rezerva për politikat e Ramës

Nis me mosmarrëveshje, Kurti ka rezerva për politikat e Ramës

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti komentoi rreth takimit në Novi Sad të presidentit të Serbisë Aleksandër Vucic, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, të cilët nënshkruan “mini shengen-in” ballkanik.

Kurti theksoi se e rëndësishme është që Kosova të  jetë e pranishme në iniciativa të tilla, pasi “Serbia duhet të shihet me sytë e Kosovës nga Tirana zyrtare”.

“Në njëfarë mënyre të tria këto vende tashmë e kanë lirinë e lëvizjes e kanë liberalizimin e vizave, këtu çështja është që Kosova ta fitojë këtë gjë. Unë jam i bindur që për liberalizimin e vizave të Kosovës thelbësore është Prokuroria Speciale, pra liberalizimin e vizave nuk do ta sjellë qeveria e re por aktiviteti i ri i Prokurorisë Speciale atëherë kur ajo do të jetë e çliruar prej ekzekutivit. Unë synoj që të takohem me qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe të shohim më konkretisht se për çfarë bëhet fjalë, por mendoj që në të gjitha këto iniciativa është tejet e rëndësishme që Kosova të jetë gjithnjë e pranishme, e përfaqësuar, të marrë pjesë, sepse Serbia duhet të shihet me sytë e Kosovës nga Tirana zyrtare”- tha Kurti.

Të fundit