Flash News

KRYESORE

Nis me paralajmërim për Nikollën protesta e studentëve

Studentët, ashtu siç njoftuan ditën e djeshme, kanë nisur protestën sot, në ditën e katërt.

Nga Politiekniku, studentët kanë bërë thirrje që të mos lejohen të manipulohen nga politika, ndërsa kanë paralajmëruar ministren e Arsimit Lindita Nikolla se nëse nuk plotëson kërkesat e tyre do të përshkallëzojnë protestën deri në grevë urie.

Nodëse koha nuk duket premtuese, me çadra në dorë, studentët vijojnë protestën, të vendosur në kauzën e tyre.

Studentët po parshojnë nga Nënë Tereza, drejt zonës së ish-Bllokut, duke shmangur kryeministrinë për t'u vendosur para Ministrisë së Arsimit.

 

Të fundit