All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Nis merkato televizive, Artan Hoxha largohet nga News 24 dhe bashkohet me Karlo Bolinon

Nis merkato televizive, Artan Hoxha largohet nga News 24 dhe bashkohet me Karlo
All - Paragraf - 1

Kur duhet edhe një muaj nga nisja e sezonit televiziv, lëvizja e parë tashmë ështe konfirmuar; gazetari investigativ Artan Hoxha ka lënë televizionin News 24 dhe ka kaluar tek Report TV.

All - Paragraf - 3

Njoftimi është bërë nga vetë televizioni, i cili lajmëron se sot në mbrëmje do të transmetohet një intervistë e gazetarit Hoxha me një ndër shqiptarët më të kërkuar në Belgjikë, Safet Bajri.

“Shkodrani Safet Bajri shqiptari më i diskutuar në drejtësinë, politikën dhe median belge thyen heshtjen duke folur për herë të parë përmes, një interviste ekskluzive për Report TV dhënë gazetarit Artan Hoxha. Bajri tregon kalvarin me drejtësinë belge”, thuhet në njoftim, pa dhënë detaje të tjera.

Në News 24, Hoxha drejtonte prej vitesh emisionin ‘Xhungël’, i cili ka trajtuar ngjarjet kriminale që kanë ndodhur ndër vite në Shqipëri.

Tek Report TV do të gjejë Karlo Bolinon, me të cilin ka punuar deri në vitin 2011 tek News 24, i cili më pas u ble nga biznesmeni Ifran Hysenbelliu për 5.9 milion euro se bashku me Balkan Web, Radio Rash dhe Gazetën Shqiptare.

Po ashtu, Hoxha është njëkohësisht bashkëdrejtues i emisionit ‘Java’ që transmetohet në TVSH 2 çdo të premte në orën 20:30.

Të fundit