Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Nis mes shoqërimesh në polici shembja e banesave në Shkozë, ish deputeti i PD: Kjo është më keq se tërmeti
Ka nisur shembja nga IKMT me fadroma e disa shtëpive banimi në Shkozë , në sajë të projektit për Unazën e Madhe.
Aksioni ka ndeshur në rezistencën e banorëve, të cilët thonë se nuk kanë marrë një vendim për shembje dhe se shtëpitë e tyre janë të legalizuara, përveç njërës që është ende në proces.
Aksioni është shoqëruar me tensione, madje ka patur dy persona të shoqëruar në polici.
Në mbështetje të banorëve ka shkuar ish deputeti i PD, Aldo Bumçi, i cili tha se kjo situatë vjen nga diktatura e një personi, Edi Rama.
“Kjo që po ndodh është më keq se tërmeti. Njerëzit këtu thonë sa kohë do rrimë të ngujuar. Çfarë është kjo në mes të Europës. Është diktaturë e një personi të vetëm që duhet rrëzuar një orë e më parë”, tha ish deputeti.
Nga ana tjetër, pavarësisht kundërshtimit të banorëve, punonjës të OSHEE kanë ndërprerë energjinë elektrike të 5 shtëpive që janë planifikuar të shemben.