Flash News

KRYESORE

Nis negociata e fundit për krizën...kush është i pranishëm në tryezë?

Nis negociata e fundit për krizën...kush është i

Partia Republikane dhe ajo Agrare Ambientaliste kanë mbledhur sot në orën 20:00 në ambientet e Kuvendit krerët e partive parlamentare për të diskutuar rreth mundësive për zgjidhjen e krizës.

Kreu i LIBRA kishte një takim elektoral në kete orar dhe nuk e ka ndërprere atë për tryezën e negociatave ndërsa në vend të tij ka shkuar Mimoza Hafizi.

Partia Demokratike iu përgjigj pozitivisht ftesës së bërë nga aleatët e saj opozita për një tryezë konsensusi të thirrur mbrëmjen e sotme në zyrat qendrore të Kuvendit të Shqipërisë.

“Partia Demokratike konfirmon që do të marrë pjesë sonte në tryezën e partive parlamentare dhe do të përfaqësohet nga kryetari Lulzim Basha”, thuhet në një njoftim të bërë për median nga selia blu. Edhe kreu u LSI Petrit Vasili, kreu i PDIU Shpetim Idrizi, Vangjel Dule, Nard Ndoka, e Shehu konfirmuan pjesëmarrjen dhe jane te pranishem ne kete tryeze.

“Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”-shkruhej në letër.

Të fundit