Flash News

KRYESORE

Nis përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni

Nis përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni

Ka nisur përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha  ka deklaruar se në mbledhjen e së mërkurës të kabinetit qeveritar, ministrat shqiptarë për herë të parë i kanë mbajtur fjalimet e tyre në gjuhën shqipe.

Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për nisjen e procedurës për zbatimin në praktikë të emrit të ri të shtetit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Në të gjitha institucionet e nivelit qendror, si në objektin e Qeverisë, të ministrive, Kuvendit, vendkalimet kufitare e organe tjera, tabelat do të duhet të zëvendësohen me emrin e ri të shtetit, ndërsa një hap i tillë do t’iu rekomandohet edhe institucioneve të pushtetit lokal, raporton Insajderi. Tabelat do të jenë edhe në gjuhën shqipe, ashtu siç është e rregulluar me ligj.

 

Të fundit