Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Nis protesta e gazetarëve, Çipa: Cili do të jetë hapi i radhës i gazetarëve nëse miratohet paketa anti-shpifje
Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur para Parlamentit protesta e gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias kundër miratimit të paketës së anti-shpifjes.
Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve , në një prononcim për ‘News 24’, e ka cilësuar këtë draft të konceptuar krejtësisht gabim sa i takon metodologjisë se si do të funksionojë, pasi sipas tij cenon lirinë e medias.
“Bëhet fjalë për draft që përfshinë dy projektligje që marrin përsipër të rregullojnë realitetin e shpifje, nga AMA dhe AKEP.
Mënyra si është konceptuar ky draft ka metodologji të gabuar. Mënyra si funksionon AMA , shpërfill mundësitë vetërregulluese. Mënyra se si do funksione AMA dhe AKEP është si ndërhyrës për infrastrukturën e medias online, apo edhe masat e penalitetet e parashikuara janë ne masën financiare drastike, pasi janë nën pronësi të gazetarëve qe janë të papërballueshme këto penalitete.
Mënyra si do merret masa penalizuese nga këshilli i ankesave nga bordi i AMA, dhe kalimi menjëherë në masë sekuestrive apo dublimet e së drejtës mes AMA dhe shpërfillja e vendimit për tju drejtuar gjykatës janë cungim i lirisë së medias”, tha Çipa.
I pyetur se si do të veprohet nëse paketa miratohet sot në Kuvend, Çipa tha se “Do i drejtohemi presidentit për të mos e dekretuar këtë draft. Jemi në solidaritet me organizmat ndërkombëtare, si nga Këshilli i Europës, KIE, përfaqësuesja Mijatovic, kemi reagime nga eurodeputetë, përfaqësues të BE, për anulimin e drafteve”.