Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nis protesta e studentëve, Rama pret në zyrë kreun e FRESSH
Pak pasi ka nisur marshimi i studentëve të universiteteve publike në Tiranë, për të vijuar protestën e nisur prej gjashtë ditësh, kreu i Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Eljo Hysko është parë duke hyrë në kryeministri.
Ky informacion konfirmohet nga burime të politiko.al. Nuk dihet se përse Hysko është parë duke hyrë në kryeministrit sot në mëngjes, duke koenciduar kështu kjo lëvizje vetëm pak para nisjes së komunikimit ‘live’ të kryeministrit, pas thirrjes së këtij të fundit për dialog me studentët në orën 11.00.
Po ashtu, ditët e fundit është përfolur edhe është akuzuar nga studentët se anëtarë të forumeve rinore të partive politike kanë ndërhyrë në protestë si të infiltruar, me qëllim që t’i përçajnë.