Flash News

KRYESORE

Nis samiti ‘Brdo-Brijuni’, mblidhen në Tiranë liderët e Ballkanit

Nis samiti ‘Brdo-Brijuni’, mblidhen në Tiranë liderët

Ka nisur në Tiranë samiti ‘Brdo-Brijuni’ me të ftuar dhe të pranishëm liderë të Ballkanit.

Me ftesë të presidentit Ilir Meta, të dy homologëve së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Sllovenisë, Borut Pahor, në këtë samit marrin pjesë edhe presidentët e Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi, Milo Dukanoviç, i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, tre anëtarë të Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, ndërsa të ftuar do të jenë presidenti i Polonisë  Andrzej Duda, dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Në takimin plenar që do të moderohet nga presidentët Pahor dhe Kitaroviç, ndërsa fjala e hapjes së samitit e mbajti presidenti Meta.

Pas këtij takimi, Meta së bashku me Kitaroviç dhe Pahor do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Samiti synon të përcjellë  një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Të fundit