Flash News

KRYESORE

Nis sesioni parlamentar, Basha: Kthim në vendin e krimit

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha e ka cilësuar nisjen e sesionit të ri parlamentar si një kthim në vendin e krimit. Në fjalën e mbajtur në foltoren e Kuvendit, kreu i opozitës solli edhe një herë në vëmendje ngjarjet e ndodhura në seancën e 18 dhjetorit ku mazhoranca miratoi me forcën e kartonave prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme.

“Kthehemi pas një muaji në vendin e krimit, në 18 dhjetor shumica e kapur nga krimi kreu krimin kushtetues, kapi prokurorinë dhe që prej asaj date janë shembullor kolonat e demokracisë.

E vetmja mënyrë për të shpërtuar kriminelët që e sollën në pushtet është kapja e institucioneve”, tha Basha.

Kreu i PD-së u shpreh më tej se kapja e prokurorisë, të cilën PD e paralajmëroi, dha efektet e veta.

“Pasi Rama kapi prokurorinë Tahirit iu hoq masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit, Orest Sota u lirua, po bëhen sforco për të ndaluar hetimet nda Dakos së Durrësit dhe Sejdinit dhe klanit të tij që goditi policinë e shtetit. Ish-deputetit Frroku dhe grupit Xibraka iu ulë dënimi. Hetimet për Shullazin kanë marrë kthesë të forta”, deklaroi Basha.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit