Flash News

KRYESORE

Nis shembja e godinës së dytë të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, protestuesit konfrontohen me policinë

Nis aksioni për shembjen e godinës së dytë të Teatrit Eksperimental  “Kujtim Spahivogli”.

Siç duket, fadromat kanë vijuar aksionin, ndërsa policia po mban në distancë me anë të kordoneve protestuesit që vijojnë të qëndrojnë përballë tyre.

Ky moment është shoqëruar me tensione, pasi qytetarët kanë nisur të konfrontohen me policinë. Ata i bëjnë thirrje policisë të dorëzojnë kapelet dhe të bashkohen me ta, ndërsa i kanë qëlluar me shishe dhe sende të forta në shenjë proteste.

Pas tensionimit të situatës, policia shoqëroi sërish të tjerë persona.

Kujtojmë se godina e TK u shemb rreth orës 4 të mëngjesit, pasi policia ka ndërhyrë me forcë duke larguar artistët dhe aktivistët qëndrestarë kundër vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Pas shembjes, pati tensione dhe përplasje të forta me policinë, ku për pasojë deri tani u shoqëruan 37 persona, mes tyre aktorë, politikanë, gazetarë, aktivistë.

https://politiko.al/tensionet-te-teatri-perfshihet-ne-konfrontim-edhe-edhe-ish-deputetja-enkel-demi-kerkon-ti-shkoje-ne-ndihme/

Të fundit