Flash News

KRYESORE

Nis shpërndarja e librave falas, Shahini tregon kush i përfiton

Nis shpërndarja e librave falas, Shahini tregon kush i përfiton

Ka nisur ditën e sotme shpërndarja e librave falas për nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

Lajmin e ka njoftuar ministrja e Arsimit, Besa Shahini, teksa bën me dije se janë mbi 250 mijë nxënës që i përfitojnë.

Shahini iu bën apel nxënësve, prindërve dhe mësueve të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik.

"Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik." - shkruan Shahini në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2664132977177132?__xts__[0]=68.ARB-vDEMAXyFlnJd9nZJoIYdbArwNoPn3I-n8z-nSn3yPLuINxYoWRakNGVXR3SNLSu0D7KrVCVOptL3zg4iXbUD84G0OPFAXyn5WU6UQAj59MiUaqqngm03yh2upxotfMipLwAx6dIMukLSUpDUo7LGcS8tcSrKbEAQgb_hWEq-9wYqCkJzLrtbYrkzadCEr22CQEs0AIosdpI7OI0v7vuwQwYw4dccHWGWpyPlBujJ57nvu_BNoLToYqeQjHdxJr6yGooLDG5FEwOregGYvGCNUI732irwFs1k4Ep3eNH-qSHU96eigNq8nnqK1NuNEDCXkE9_8bCI21DoCKRAMjsjLfZY&__tn__=-R

Të fundit