Flash News

KRYESORE

Nis shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit, si do të bëhen aplikimet nisur nga java e ardhshme

Nis shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit, si do

Ka nisur shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit. Sipas ministrisë së brendshme tërheqja e tyre mund të kryhet vetëm pasi qytetarët të njoftohen nga zyra përkatëse, ose pasi të interesuarit të lënë një takim paraprak për këtë qëllim.

Po ashtu kanë filluar aplikimet e reja për kartat e identitetit dhe pasaportat e udhëtimit.

Nga fillimi i javës së ardhshme aplikimet do të bëhen vetëm pasi personat e interesuar të marrin një orar paraqitjeje pranë zyrave përkatëse të Komisariateve të Policisë dhe atyre të aplikimit.

Orari i aplikimit për të dy dokumentet do të përcaktohen në ditët në vijim.

Të fundit