Nis shtrimi i tapetit të gjelbër tek ‘Arena Kombëtare’. Kur pritet të inagurohet stadiumi i ri (Video)

Impianti modern i stadiumit “Arena Kombëtare” është në fazën e fundit, atë të shtrimit të tapetit gjelbër. Me shumë gjasa stadiumi i ri do të inagurohet në datën 17 nëntor, kur do të luhet edhe ndeshja e kthimit kundër Francës.

Burime të “Balkanëeb” në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se shtrimi i fushës do të përfundojë brenda tre ditëve. Gjithashtu, përveç shtrimit të tapetit mbeten për të përfunduar edhe punimet e rafinuarës.

Inspektimi i stadiumit të ri nga UEFA pritet të bëhet pas një muaji dhe do të jenë ata që do të vendosin nëse “Arena Kombëtare” është gati për të pritur ‘gjelat’ për ndëshjen e kthimit me kuqezinjtë.

Stadiumi i Ri, ka filluar shtrimi i fushës ⚽ me tapetin e gjelbërt 👏#Tiranë #FSHF#Zhvillim 💪 ⚽ 🇦🇱️ #UEFA

Gepostet von Federata Shqiptare e Futbollit am Mittwoch, 11. September 2019