Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nis sot Samiti i Triestes/ Rama me Merkel në Itali dhe 6 homologët e BE
Italia është pritësja e samitit të katërt vjetor në kuadër të “Procesit të Berlinit”, një nismë për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, e cila pason samitet e Berlinit, Vjenës dhe Parisit, që janë zhvilluar në harkun kohor të 3 viteve të fundit. Samiti pritet të nisë me një takim trepalësh mes kancelares gjermane, Merkel-Presidentit francez, Macron e kryeministrit italian, Gentiloni. Të pranishëm të gjithë kryeministrat dhe ministrat e Ekonomisë e të Transportit të Ballkanit Perëndimor, si dhe homologët e tyre nga 6 shtete anëtare të BE-së, si Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia.
Gjatë Samitit, Komisioni Europian do të prezantojë fonde të reja të konsiderueshme si pjesë e “pakos vjetore të lidhshmërisë”. Partnerët e Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë Traktatin e Komunitetit të Transportit, i cili do të ndihmojë në integrimin e rrjeteve të transportit në rajon me BE-në dhe do të udhëheqë masat reformuese në sektorin e transportit.
Në lidhje me integrimin ekonomik rajonal, partnerët e Ballkanit Perëndimor pritet të bien dakord mbi një plan veprimi për të zhvilluar një Zonë Ekonomike Rajonale me qëllim të rritjes së tërheqjes së rajonit për të rritur investimet dhe për të gjeneruar vende pune, veçanërisht nëpërmjet rritjes së zgjuar, bizneseve të reja dhe rritjes së kapacitetit.
Për herë të parë, në kuadër të procesit të Berlinit, pjesë e planit të veprimit është edhe një dimension digjital: kjo do të kontribuojë në integrimin e rajonit në tregun digjital paneuropian.
Në Trieste do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, komisioneri për Politikat Europiane të Zgjerimit, Johannes Hahn, si dhe Violeta Bulc, komisionere për Transportin. Delegacionet qeveritare të vendeve të Ballkanit Perëndimor të Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnje Hercegovina, Serbisë, Malit të Zi si dhe të vendeve anëtare të BEsë do të mblidhen në Samitin e Triestes në 3 seksione paralele; seksioni i Krerëve të Shteteve e përfaqësuesve të ekzekutivit të çdo vendi pjesëmarrës; seksioni i takimit të Ministrave të Jashtëm dhe seksioni ekonomik me pjesëmarrjen e Ministrave të Financave e të Ekonomisë së vendeve të Ballkanit Lindor.