Flash News

KRYESORE

Nis sot seanca maratonë e Kuvendit, deputetët në radhë për të debatuar programin e qeverisë “Rama 2”

Nis sot seanca maratonë e Kuvendit, deputetët në radhë

Pas disa seancave të njëpasnjëshme të Kuvendit, nga e shtuna deri sot, seanca plenare e cila do të nisë sot në orën 09:00, do të jetë një seancë maratonë, e mbushur me debate e përplajse, pasi pothuajse të gjithë deputetët kanë regjistruar emrat për të folur.  Seanca do të zgjasë deri në orët e vona të natës dhe ka gjasa të vijojë edhe nesër, duke pasuar parasysh faktin se janë 140 deputetë dhe secili prej tyre do të dikutojë deri në 20 min dhe nuk do të mjaftonin as dy ditë të plota për ta mbyllur.

Kuvendi do të diskutojë sot programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të legjislaturës IX janë të rinj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në seancën e djeshme rikujtoi rregulloren.

Por porosia e Ruçit më tepër se për deputetët e rinj u duk të ishte për ish-kryeministrin Berisha, kur tha se “koha e çdo diskutanti do jetë 20 minuta dhe asnjë diskutant nuk mund të marrë kohë nga një diskutant tjetër”.

Ndërkohë në seancën e pasdites së djeshme, kryeministri Rama iu përgjigj 19 pyetjeve të depozituara nga LSI dhe 4 nga socialistët për programin e qeverisë në këtë mandat.

Partia Demokratike nuk depozitoi asnjë pyetje duke kërkuar debat, ndërsa lideri Basha la që në minutat e para seancën. Në lidhje në procesin e integrimit të vendit, Kryeministri Rama tha se kjo nuk është më një  çështje në dorë të Shqipërisë por Brukselit.

Të fundit