Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Nis takimi në Bruksel, Thaçi: Marrëveshja përfundimtare vetëm kur të ketë njohje reciproke
“Dialogu ka kuptim vetëm kur ka njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” Kështu deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vetëm pak minuta para se të hynte në takimin me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Thaçi tha se po hymë në procesin përfundimtar të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë me besimin që do të shënohet një progres për të dy popujt dhe për paqen në rajon.
Sipas tij, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, askush nuk mund ta ndërlidhë me ndonjë rast tjetër nëpër botë dhe të gjitha tonet për luftë apo refugjatë janë çështje absurde.
“Marrëveshja përfundimtare ka kuptim vetëm atëherë kur do të ndodhë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Takimi ndodh pak ditë pasi që të dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç, kërkuan mbështetjen ndërkombëtare në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, që parashikon edhe ndryshimin e kufijve.