Flash News

KRYESORE

Nis të ndërtohet kulla më e lartë në Tiranë mbi parkun e lojërave

Kryeqyteti do të humbasë edhe një tjetër hapësirë publike. Në parkun e njohur si ‘7 Xhuxhat’ ka nisur zyrtarisht ndërtimi i një kulle 37 kate, që do të jetë kështu më e larta në kryeqytet. Është artikekti Winy Maas, i njohur për miqësinë me kryeministrin Rama që ka konfirmuar se kulla kulla do të jetë e përberë nga njësi tregtare, qendra banimi dhe ambiente argëtimi.

"Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë, dhjetë vjet më parë ishte vendi më i varfër në Evropë, tani është një vend me energji dhe ambicie, duke punuar drejt përmirësimeve të mëdha ekonomike", tha Ëiny Maas për revistën Global Construction Revieë, bashkë themelues i MVRDV."Ne duam ta shprehim këtë me ndërtimin tonë."

Dyqanet dhe restorantet do të zënë katin përdhese të ndërtesës 37-katëshe. Mbi të do të ketë 18 kate zyra, ndërsa rezidencat do të zënë 18 katet më të larta. Gjithsej, do të ketë 77,000 metra katror hapësirë ​​në çdo kat. Vizualizimet tregojnë një fasadë me rrjetë, me dritare drejtkëndore të ndara nga një kornizë e trashë.

‘Zero ndërtime në hapësirat publike’ ishte premtimi me të cilin Veliaj bindi qytetarët e Tiranës që ta votonin në zgjedhjet lokale të 2015. Megjithatë, zotimi i tij ka rënë me kohë, pasi statistikat thonë se numri i ndërtimeve në kryeqytet rritur ndjeshëm.

Të fundit