Flash News

KRYESORE

Nis vetingu, emrat e shtatë gjyqtarëve që do kontrollohen të parët

Nis vetingu, emrat e shtatë gjyqtarëve që do kontrollohen të

Procesi i Vettingu-t ka nisur zyrtarisht dhe trupa e Gjykatës Kushtetuese është e para që do të nis verifikimin. Top Channel , duke ju referuar burimeve, raporton se në Gjykatën Kushtetuese është hedhur shorti për të përzgjedhur 5 dosje gjykimi të çdo gjyqtari atje.

Vettingu nis me kryetarin e kësaj gjykate, Bashkim Dedja, dhe pas tij në sitë kalojnë edhe anëtarët Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo.

Procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë patur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me “background” kriminal.

Po sipas Top Channel, në total janë përzgjedhur 35 dosje të 7 gjyqtarëve kushtetues, të cilat pas vlerësimit nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do t’i përcillen me një relacion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Këto dosje i përkasin gjykimeve të vitit 2013-2016, ndërsa relacioni i inspektoratit të KLD do t’i bashkëngjitet relacionit të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive dhe Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar.

Të parët në Vetting:

Bashkim Dedja, Kryetar

Vitore Tusha, anëtare

Altina Xhoxhaj, anëtare

Fatmir Hoxha, anëtar

Gani Dizdari, anëtar

Besnik Imeraj, anëtar

Fatos Lulo, anëtar‎

 

Të fundit