Flash News

KRYESORE

Nis votimi në Prishtinë

Nis votimi në Prishtinë

Qendrat e votimit në Prishtinë tanimë kanë hapur dyert. Nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit.

Në Qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në kryeqytet pritet të votojë edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Ndërsa në krejt Kosovën do të jenë të hapura 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë

                                                                              

Të fundit