Flash News

KRYESORE

Nis zyrtarisht ‘Kënga Magjike”, juria rikthen në ekran këngëtarin e njohur

Ditën e djeshme, ka nisur zyrtarisht i festivali njohur i muzikës “Kënga Magjike 2018”.

Faza e parë është prezantuar në spektaklin e përjavshëm në tv Klan, “E diela shqiptare”. Por, ajo që ra në sy ditën e djeshme ishte përbërja e jurisë.

Emra të njohur të skenës shqiptare janë pjesë e jurisë për këtë vit, por bie në sy rikthimi pas një kohe të gjatë e kantautorit dhe këngëtarit të njohur nga Kosova, Armend Rexhepagiç.

Siç duket, ai vjen me një look të ri, ndërsa shoqërohet nga anëtarë të tjerë në juri si Orinda Huta, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi dhe muzikanti Arben Skënderi.

Gjatë këtij edicioni, është konfirmuar se do të konkurrojnë emra të njohur si: Yll Limani, Mentor Haziri, Jonida Maliqi, Ronela Hajati, Endri dhe Stefi, Aurela Gaçe, Eli Fara etj.

Të fundit