Flash News

KRYESORE

Nis zyrtarisht procesi i votimit, në njësinë administrative Çidhen të Dibrës humb vula

Nis zyrtarisht procesi i votimit, në njësinë administrative

Sot, në orën 07:00 u hap zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2017 në Republikën e Shqipërise.

Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit janë hapur në ora 07.00 dhe do të mbyllen në orën 19.00.

KQZ bën me dije se materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe komisionet e qendrave të gatshme për të nisur procesin e votimit.

Për këto zgjedhje janë regjistruar 3.452.260 zgjedhës, bazuar mbi të dhënat e regjistrit kombëtar elektronik, ndërsa në të gjithë vendin janë ngritue 5362 qendra votimi. Procesi do të administrohet nga 90 komisione zonalë të administrimit zgjedhor (KZAZ).

Të regjistruar si subjekte elektoralë janë 18 parti politike, që konkurojnë me vete.

Mësohet se janë angazhuar 7 mijë forca policore, për të garantuar procesin zgjedhor.

Procesi i votimit ka nisur normalisht, ndërkohë në Dibër në njësinë administrative Çidhen ku ka humbur vula. Pritet vendimi i KQZ për ta zëvendësuar.

 

 

Të fundit