Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kur të mërkurën ka marrë padinë e Gjykatës Speciale, ka kuptuar se, i nisur për t’u bërë hero i luftës dhe paqes, mund t’i ketë humbur të dyja. Fletëthirrja ‘fatkeqe’ e Gjykatës ‘Europiane’ e detyroi ish-komandatin e UÇK të hedhë firmën, jo mbi dokumentin e ëndrrës, siç ndoshta kishte filluar ta përfytyronte ‘paktin e Uashingtonit’ me homologun serb, por mbi atë të makthit.
Kur Thaçi ishte nisur për në Shtëpinë e Bardhë, e kthyen në rrugë dhe i thanë se duhej të kthehej në të shkuarën, në Shtëpinë e Verdhë.
Kjo e fundit përmbledh në mënyrë më lakonike të gjitha akuzat ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kthyer në politikanë dhe krerë të lartë të republikës se re: krimet (e supozuara), makabriteti i të cilave shtrihet deri te përdorimi i kundërshtarëve për t’u marë organet dhe trafikuar.
Të gjithë më të zëshmit ndër ta, bashkë me Thaçin, edhe Ramush Haradinaj, Famir Limaj, Kadri Veseli e të tjerë, elita e re politike e Kosovës, kanë hyrë e dalë nën çatinë e kësaj akuze. Të gjithë kanë ëndërruar Shtëpinë e Bardhë, e cila i strehoi dhe mbrojti njëherë në Rambuje, por shpesh u kanë treguar të Verdhën.
Hashim Thaçi, ndoshta, ka menduar edhe atë tjetrën, përms një ironie të hidhur: ndër dy kryetarët e shteteve të ftuara në Uashington, i ndëshkuari me një akuzë të fortë nga e shkuara është ai, dhe jo ish-ministri i Milosheviçit, ‘kasapit të Ballkanit’.
Edhe për autorin e një romani, ky i fundit do të kishte qenë zgjedhja më e drejtë, për personazhin negativ.
Megjithatë, jeta politike dhe gjeostrategjike në këtë cep të Europës ka kanone që janë edhe më fantastike se të Letërsisë.
Çfarë ka, megjithatë, pas këtyre akuzave, dëshmi të freskëta për përfshirjen e Thaçit në krime lufte, apo një power play (lojë fuqie) të rifreskuar, ku Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian përplasin brirët? A do të jetë fati politik dhe juridik i Thaçit, trofu i vetëm që do të ngrihet mbi brirët e demave euro-atlantikë tek përplasen për një ‘shprehje gjeografike’?
E sigurt është që, Hashim Thaçi u kap në një loje më të madhe se lufta, në kalkulimet e ftohta dhe të pashpirta të paqes. Dje, gjatë mbrëmjes, ai duhet të ketë përtypur me nervozitet dhe zemëratë deklaratën e BE, e cila ‘e vlerësonte punën e Gjykatës Speciale’. Gjithaq një komunikatë të Departamentit të Shtetit, që i ka bërë me dije se edhe Amerika flet me ‘dy koka’ dhe, në Uashington pak janë ata që dakordësohen me idenë mbi Kosovën të Trumpit, Grenellit dhe Boltonit. Sidomos kur me të pajtohen dy aleatë të vjetër dhe kundërshtarë po kaq të vjetër si Serbia dhe Rusia, gjë që u duk edhe në një Op-Ed të përbashkët mbi Kosovën të Ivica Daçiç dhe Sergei Lavrov, shfaqur javën e shkuar në shtypin e Moskës dhe Beogradit.
Në fund, ja ku është ai që e ka drejtuar Kosovën, edhe me legjitimitetin e gjakut të shokëve të tij të rënë në beteja, që i duhet të bëhet martir i një lufte të ftohtë, që djeg edhe më shumë se e nxehta. E shkuara e luftës kthehet për ‘ta vrarë’ në kohë paqeje, në një të ardhme të pasigurt për të personalisht, imazhin e UÇK dhe fatin e Kosovës.
E zeza Shtëpi e Verdhë e ndjek fatin e këtyre burrave që dikur ishin djem. Si silueta e një fiksioni ajo kërkon të bëhet stampë e reales për të na dëshmuar historinë, një pjesë të saj nga katakombet të paktën. Një ëndërr makthi diku, mes Dick Martit, Shtëpisë së Bardhë dhe Betejës së Fushë-Kosovës, që është kthyer sërish në 1389-ën.
Në anën e kujt kanë qenë shqiptarët? të së mirës apo së keqes, turqve apo të krishterëve, shtrohet sërish pyetja. E cila nuk dënon vetëm “Gjarprin’, por edhe të gjithë ‘bijtë e shqipes’.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38