Flash News

KRYESORE

Nishani: arsyet se pse e ''rrëzova" Visar Zhitin, problemet psikologjike dhe...

Nishani: arsyet se pse e ''rrëzova" Visar Zhitin, problemet

Presidenti Nishani në një intervistë për gazetën 'Panorama' ka dhënë sot për herë të parë arsyet se pse nuk e dekretoi shkrimtarin Visar Zhti si Ambasador të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë. Ai liston tri arsye: mosrespektimi i procedurës ligjore të propozimit nga qeveria; deklaratat publike të papranueshme të Zhitit ndaj Kishës Katolike (për periudhën e inkuizicionit); dhe, e treta, "pas një takimi që pata në zyrën time konstatova një paqëndrueshmëri psikike të tij. Në këto kushte përdora të drejtën time kushtetuese për të mos e emëruar atë në postin shumë të rëndësishëm të ambasadorit”.

Shkrimtari Visar Zhiti pat humbur të birin, Atjonin në moshën 19 vjeçare pak para se KM Rama ta propozonte si ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Kandidatura e tij u refuzua nga Presidenti, por edhe nga hierarkë të Kishës Katolike. Aktualisht, z. Zhiti mban postin e të ngarkuarit me punë.

Të fundit