Flash News

KRYESORE

Nishani kritika Ramës: Nuk pranojmë më gënjeshtra!

Nishani kritika Ramës: Nuk pranojmë më gënjeshtra!

Ish-presidenti Bujar Nishani ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, i cili pas 5 vitesh në qeveri ka filluar të flasë për projektet që do të realizojë në 5 vitet e ardhshme.

Nishani thekson se qeveria e Ramës nuk ka realizuar asnjë projekt real për ta vënë në shërbim të njerëzve.

“Tallëse ! Pas 5 vitesh qeverisje Kryeministri i Shqipërisë tregon se çfarë do të bëjë në 5 vitet e ardhëshme për infrastrukturën. Asgjë të thotë çfarë është bërë në 5 vite. Asnjë rrugë e re nacionale. Asnjë rrugë e re lokale. Asnjë spital i ri. Asnjë shkollë e re. Vazhdon e njëjta çfaqje. Video me cartoons por asnjë projekt real i vënë në shërbim të njerëzve. Nuk pranojmë më gënjeshtra “, shprehet Nishani.

Video/ Moment i sikletshëm për Edi Ramën, kërkon falje në mes të fjalimit, ç’i ndodhi sot kur nisi fushatën e llogaridhënies nga Tirana

Të fundit