Flash News

KRYESORE

Nishani: Meta mund ta shpërndajë parlamentin, Rama shantazhues

Nishani: Meta mund ta shpërndajë parlamentin, Rama shantazhues

Ish presidenti Bujar Nishani nuk e ka harruar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në seancën e fundit plenare, ku tha se “u desh Ilir Meta, të kujtonim për mirë Nishanin”.

Për të, kreu i qeverisë vazhdon që të jetë spekulativ, ndërsa kujton se kur ai ishte në krye të shtetit dhe Rama kryeministër, ka pasur mjaft presion.

“Së pari unë nuk e kam dëgjuar artikulimin e kryeministrit në adresën time por nëse e paska thënë kështu do të thotë që ai është në vijimësinë e të qenit të spekulativ, ‘in extremis’ dhe pa asnjë kod kufi, sepse gjatë kohës që unë isha President i Republikës dhe zotëria e tij ishte kryetar i qeverisë, i maxhorancës dhe kontrolle mbi pushtet absolute në Shqipëri, ka qenë një nga periudhat më të zeza të presionit dhe të shantazhimit të institucionit të Presidentit të Republikës”, deklaroi Nishani në "A Show".

Më pas, u ndal te dekreti i Presidentit të Republikës Ilir Meta, për anulimin datës 30 qershor, të përcaktuar për të mbajtur zgjedhjet lokale.

“E konsideroj përdorimin e termit zhdekretim që vjen nga politika jo nga media si një term spekulativ për të krijuar një kakofoni në interpretime dhe në krijimin e perceptimeve të qytetarëve. Presidenti i Republikës ka bërë një shfuqizim të një dekreti të tij, pra ka nxjerrë një dekret me të cilin shfuqizon një dekret të tijin të mëparshëm, çka e kanë bërë disa presidentë të mëparshëm, përfshirë edhe mua.”

Nishani shtoi se presidenti Meta mund ta shpërndajë parlamentin.

“Shpërndarja e parlamentit nga presidentit është interpretimit kushtetues. Presidenti ka tagrin kushtetues. Sot kemi një parlament që nuk përmbush kushtin kushtetues të pasjes së 140 deputetëve, që të jetë legjitim. Presidenti ka më pak se 140 deputetë. Dhe të ishte 139 do ishte ilegjitim. Duhet të ketë 140 deputetë, është shpjegim eksplicit i Kushtetutës”, u shpreh Nishani.

Të fundit