Flash News

KRYESORE

Nishani për ndërkombëtarët: Ata nuk e duan Shqipërinë më shumë sesa vetë shqiptarët

Nishani për ndërkombëtarët: Ata nuk e duan

Ish-presidenti i Republikës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “Top Talk”, përjashtoi mundësinë e krijimit të një konflikti civil nga opozita.

“Opozita do të udhëheqë një lëvizje mbarëpopullore. Kjo është një lëvizje që ka një ndërlidhje të dyanshme: vullnetin popullor dhe përgjegjësinë e opozitës”, shprehet Nishani.

Kritikave që kanë ardhur nga ndërkombëtarët, Nishani iu përgjigjet me faktin se detyra e tyre është respektimi i parimeve të përgjithshme të tyre, por se ata nuk e duan Shqipërinë më shumë sesa vetë shqiptarët, e veçanërisht ata që kanë vendosur të jetojnë këtu.

Të fundit