All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Nishani rrëfen bisedën me Bashën: Nuk kam menduar asnjëherë për të zënë vendin e kryetarit të PD-së

Nishani rrëfen bisedën me Bashën: Nuk kam menduar
All - Paragraf - 1

Ish-presidenti Bujar Nishani, në emisionin “Fakt” në syri.net, ka folur rreth takimit që zhvilloi para disa ditësh me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë blu. Nishani u shpreh se kishte diskutuar me Bashën për situatën politike në vend, veçanërisht mbi rendin dhe sigurinë. 

All - Paragraf - 3

“Kreu i opozitës duhet të ketë sa më shumë konsultime me aktorë dhe faktiorë politikë, në mënyrë që të jetë sa më i informuar. Opozita është alternativë për qeverisjen e vendit. Kam dhënë sugjerimet e mia për qëndrimet politike që duhet të mbajë opozita për ti dalë zot interesit publik”, tha Nishani.

Ish-Presidenti hodhi poshtë të gjitha aludimet duket thënë se nuk ka menduar asnjehrë për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.

“Kam pasur rritjen time politike dhe një karrierë në ngjitje shumë bazale, nga anëtar i komisionit të qendrës së votimit në 1998 deri në President. I jam mirënjohës PD për besimin dhe mbështetjen, por asnjëherë nuk kam menduar për të zënë vendin e kryetarit të kësaj partie”, deklaroi Nishani. 

Të fundit