Flash News

KRYESORE

Nishani, Thaçi dhe Bushati reagojnë për sulmin në Manchester, dënojnë ngjarjen dhe japin mbështetje

Nishani, Thaçi dhe Bushati reagojnë për sulmin në

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani shprehu hidhërimin e thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të akteve të mbrëmshme terroriste në Arenën e Mançesterit në Britaninë e Madhe.

Presidenti Nishani i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.

“Në solidaritet të plotë me qytetarët dhe autoritetet britanike, Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte mizore dhe nxitësit e tyre, duke theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shkruajtur në Tëitter: “I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm në Manchester. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Jemi të bashkuar për të luftuar terrorizmin”.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për ngjarjen e rëndë. “I shokuar nga sulmi në Manchester. I drejtuar ndaj pjesës më vulnerabël të shoqërisë. Kosova qëndron në krah të qeverisë britanike dhe popullit të saj kundër sulmit”

Policia britanike ka konfirmuar vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e 59 të tjerëve pas sulmit terrorist në stadiumin ku po performonte këngëtarja amerikane Ariana Grande.

Të fundit