Flash News

KRYESORE

Nishani thirrje Ramës dhe Bashës: T'i japim fund krizës, jam i gatshëm të dialogojmë

Nishani thirrje Ramës dhe Bashës: T'i japim fund krizës, jam

Presidenti Bujar Nishani i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha të ulen në tryezën e bisedimeve  për të tejkaluar krizën politike.

Nishani thekson se është i gatshëm të ofrojë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin.

“Po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”, thuhet në mesazhin e Nishanit.

Të fundit