Flash News

KRYESORE

Nishani zbulon bisedën me Llallën: E vërteta e kërkesës së Vlahutin për arrestimin e Berishës

Nishani zbulon bisedën me Llallën: E vërteta e kërkesës

Para një muaji, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një studio televizivë se Ambasadorja e BE-së në Shqipëri i kishte kërkuar ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla arrestimin e tij.

Lidhur më këtë lajm, ka folur edhe ish-presidenti Bujar Nishani, i cili ka konfirmuar kërkesën e Vlahutin ndaj Llallës, duke rrëfyer detaje nga biseda me ish-kryeprokurorin në zyrën e Presidentit të Republikës.

“Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Më tej, argumentet shpjeguese, sipas Llallës, kanë qenë që Prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte. Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Në radhë të parë vura në dijeni Vlahutin, që e mohoi. Bëra takim tjetër me Llallën, e vura në dijeni që bisedën e ndava me Vlahutin dhe i thashë që ajo e mohon. Llalla i qëndroi edhe pas takimit të dytë”, ka sqaruar fillimisht Nishani.

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, nëse ishte serioze që Llalla të tregonte diçka të tillë, Nishani u shpreh: “Nuk ishte çështje fjalësh. Nuk ishte regjistruar biseda, por për mua ishte informacion që e merrja zyrtarisht dhe nuk mund ta neglizhoja. Ambasadorja e refuzoi kategorikisht. Më pas, e ndava shqetësimin me Berishën dhe pastaj nuk di si e ka ndjekur ai më pas”.

Sa i takon, zërave se Ambasadori Amerikan, Donald Lu i kishte kërkuar Llallës arrestimin e Ilir Metës, i cili në atë kohë ishte drejtonte Parlamentin, Nishani tha se nuk e dispononte një informacion të tillë.

Puna e Llallës në krye te prokurorisë, Nishani: Lufta ndaj zyrtarëve të lartë e dobët, ra pre e presioneve politike

 

Të fundit