Nisin arrestimet në Shkodër, Bardh Spahia përplaset me policinë

Pas protestës së Partisë Demokratike para ambineteve të Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër, ku u zhvillua mbledhja e konstituimit të këshillit të ri bashkiak, kanë nisur edhe shoqërime e para në policia.

Sipas Fax Neës, është shoqëruar nga policia Arvid Bushati, kryetari i FRPD-së në Shkodër. Pas këtij shoqërimi ish-deputetit Bardh Spahia është përplasur me efektivët e policisë të cilëv ju ka kërkuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Bushatit.