Flash News

E-TJERA

Nisin arrestimet për ryshfet në FIFA

Nisin arrestimet për ryshfet në FIFA

Kreu i Federatës së Futbollit të Ganës, Kwesi Nyantakyi, njëkohësisht anëtar i Këshillit të FIFA-s është arrestuar me urdhër të presidentit të shtetit të tij, Nana Akufo-Addo.

Kwesi Nyantakyi akuzohet për korrupsion, madje sipas Abu Jinapor, zëvendësshefi i kabinetit të presidentit, numri një i qeverisë së futbollit ganez është filmuar teksa u kërkonte para eksponentëve politikë për të patur akses në eventet sportive.

Për këtë arsye, vetë presidenti Nana Akufo-Addo ka kërkuar arrestimin e tij.

Të fundit