Flash News

KRYESORE

Nisin kundërshtimet e para ndaj trajnerit Panuçi: I paaftë dhe arrogant. Kombëtarja nuk është ekip i Serisë C

Nisin kundërshtimet e para ndaj trajnerit Panuçi: I paaftë dhe

Ish-drejtori sportiv i Partizanit, Dritan Dervishi që aktualisht punon në Itali si zbulues talentesh pranë klubit të Veronës ka reaguar pas vendimit të trajnerit Kristian Panuçi, që la jashtë kombëtares kapitenin Ansi Agolli për ndeshjen miqësore me Norvegjinë.

Sipas Dervishi, trajneri Italian e ka të sigurtë dështimin në krye të ekipit kuqezi, pasi po tregon mungesë respekti për futbollin shqiptar, ndërsa i ka bërë thirrje federatës që t’i kërkoj llogari për zgjedhjet e bëra.

“Një lojtar zgjidhet për performancat e tij sportive jo prej moshës. Edhe një herë ky trajner po tregon mungesë respekti për futbollin tone. Ti z.Panuci je për të zgjedhur lojtaret më në formë dhe jo për te bërë profesorin. Ky trajner e ka të sigurt dështimin me arrogancën që po tregon. Mos vendos nga mosha, por nga forma. Disa lojtarë qe ti ke marë në klubet ku luajnë nuk kanë një minutë. Presidenti Duka t’i kërkoj shpjegim këtij trajneri. Kombëtarja nuk është klub i Serisë C”, ka pohuar Dervishi për gazetën Panorama Sport.

Trajneri Panuçi ka lënë jashtë ekipit kombëtarë tetë lojtarë, të cilët konsideroheshin të rëndësishëm për kombëtaren, si: Ansi Agolli (zgjedhje teknike), Migjen Basha (zgjedhje teknike), Ivan Balliu (zgjedhje teknike), Bruim Kukeli (zgjedhje teknike), Hysen Memolla (zgjedhje teknike), Azdren Llullaku (zgjedhje teknike), Ergys Kaçe (zgjedhje teknike) dhe Valon Ahmedi (zgjedhje teknike).

Ndërkohë, Shqipëria do të luaj me datë 26 mar një ndeshje miqësore në Elbasan Arena perballe Norvegjisë.

Të fundit