Flash News

KRYESORE

Nisin punimet në Belsh për ujësjellësin e ri

Nisin punimet në Belsh për ujësjellësin e ri

Në Bashkinë Belsh, kanë nisur punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, një investim i qeverisë shqiptare, i ndarë në tre faza dhe që do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 33 mijë banorë.  Për herë të parë, në këtë ujësjellës do të pilotohet funksionimi i tij përmes autoprodhimit të energjisë elektrike duke reduktuar në këtë mënyrë kostot.

Duke ju referuar potencialit turistik që ofron bashkia e Belshit, ministrja Belinda Balluku tha se qeveria ka investuar dhe do të vijojë të investojë në këtë zonë, për të përmirësuar infrastrukturën me qëllim nxitjen akoma dhe më shumë të zhvillimit të turizmit.

“Fakti që ne do arrijmë  brenda vitit 2021 të shërbejmë 33 mijë banorë, ose rreth 2900 abonentë  ujë të pijshëm 24 orë, është një arritje shumë e madhe, pasi kështu mbulojmë një nga zonat më interesante turistike, por nga ana tjetër plotësojmë dhe një nga pesë kolonat e strategjisë që qeveria ka, që është ajo e ujit, pra për t’i ofruar çdo qytetari për frymë rreth 150 litra në ditë' u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se ujësjellësi i Belshit do të jetë i pari ku një institucion shtetërore do të jetë edhe autoprodhues duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt efiçencës së energjisë.

Të fundit