Flash News

KRYESORE

Nisin punimet në segmentin nga kthesa e Prezës-Rinas, devijohet qarkullimi

Nisin punimet në segmentin nga kthesa e Prezës-Rinas, devijohet

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton në një deklaratë për mediat për nisjen e punimeve në një tjetër aks rrugor, çfarë do të sjellë devijimin e lëvizjes së mjeteve.

ARSH bën të ditur se duke filluar nga data 18 shtator 2018 do fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesën e Rinasit, në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë. Ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml.

Mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës.

Të fundit