Flash News

KRYESORE

Nisin sot kërkimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grek në Tepelenë

Ditën e sotme do të nis procesi për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grek në Dragot të Tepelenës. Gërmimet do të nisin rreth orës 11:00 dhe ato do të monitorohen nga një komision dypalësh.

Procesi parashikon lokalizimin, zhvarrimin, identifikimin dhe pastaj varrimin e tyre në dy varreza, Bularat dhe Këlcyrë. Gërimimet do të bëhen sipas hartave italiane të kohës, por edhe dëshmive të banorëve.

Lajmi për nisjen e gërmimeve e ka pasqyruar edhe agjencia zyrtare greke e lajmeve ANA-MPA.

Pak ditë më parë në Dragot të Tepelenës u publikuan pamjet e kontenierëve të vendosur dhe ku pritet të bëhet strehimi i studiuesve që do ndjekin procesin. Gjithashtu është kërkuar edhe ndihma e policisë për të evituar përplasjet me banorët e zonës.

Të fundit