Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Namir Lapardhaja
Nëse kërkon të gënjesh, gënje aq shumë që njerëzit të mos arrijnë ta besojnë se ajo që thua është gënjeshtër. Duket se kjo është motoja e kryeministrit Rama, i cili, pasi gënjeu mandatin e parë për 300 mijë vende pune, pasi shiti gjithçka me PPP-të dhe largoi një pjesë të shqiptarëve në mandatin që po mbyll, tani ëndërron mandatin e tretë. Madje, dhe të katërtin, sepse tani mendon për dy radhazi, deri më 2029, duke shfaqur pikërisht fytyrën e vërtetë për ta bërë publike- Arben Ahmetajn, më të përfolurin e korrupsionit në këto vite qeverisjeje, të cilin e ktheu në kabinet vetëm pak kohë pasi e kishte shkarkuar. Në fakt, Edi Rama, që nuk ka dhënë llogari për asgjë për të cilën është akuzuar, që ka lënë vendin pa gjykata, që ka ndërtuar sipas oreksit të tij organet e reja hetimore, që vetëm për veprimet e tij dhe të qeverisë së tij nuk veprojnë (mjafton të shikojmë se si SPAK-u, edhe për Teatrin, një gjë të parë publikisht, nuk ka kryer ende asnjë hetim, duke e shtyrë gjithçka deri në qesharake), tashmë ndihet i qetë, pasi ia ka arritur që reformën në drejtësi ta kthejë në një shtojcë të partisë së tij.
Kur erdhi shtatë vite më parë në pushtet, shumë shqiptarë mund të kenë besuar se ai ka një dëshirë për të kthyer gjithçka në shinat e ligjit. Ka patur biznesmenë, qytetarë të thjeshtë, intelektualë, që kanë besuar se do merrte një goditje nepotizmi. Kush ka pak memorie, Edi Rama do mbahet mend vetëm për burgosjen e disa hallexhinjve për faturat e dritave apo për ndërtim në shtëpitë e tyre pa lejen e duhur. Të tjerët, ata që e kishin krimin në gen, ai u përpoq dhe ia arriti t’i gradonte pranë vetes në politikë apo institucione. Nuk pyeti as për ligjin që nxirrte jashtë politikës, por vijoi me këmbëngulje, duke treguar se ajo që kishte premtuar ishte thjesht një tallje publike me shqiptarët.
Ata që besojnë se pas Edi Ramës është Partia Socialiste që kemi njohur, thjesht gënjejnë veten. Përgjimet që kemi dëgjuar dhe parë të botuara në gazetën gjermane "BILD" tregojnë se cilët janë vërtet stafi i tij elektoral. Ndërkohë që organet hetimore vetëm ia pasojnë njëra-tjetrës dosjen, duke u tallur jo vetëm me shqiptarët, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, që kërkojnë hetim ndaj vjedhjes së zgjedhjeve. Mirëpo, Rama ka një plan tjetër. Një plan që, nëse shqiptarët nuk dinë ta lexojnë, duhet ta mbajnë më pas mbi veten e tyre, pasi ai që kërkon të përngjasohet me vitet në pushtet të Merkelit, harron se në cilën gjendje e ka çuar Shqipërinë, ekonominë, institucionet.
Ndoshta, koha e pandemisë Covid-19, ku i drejtoi shqiptarët nga shtëpia dhe Facebook-u, i kanë dhënë iluzionin se populli është dele që vetëm e ndjekin deri në heqjen e të gjitha të drejtave që ata kanë, duke i zëvendësuar me urdhrat e tij të darkës. Rama, me nisjen e fushatës, kërkon të harrojë dëmet e tërmetit, dëmet që i ka shkaktuar
ekonomisë, varfërinë që po del në pah çdo ditë. Duke tentuar nisjen e një fushate, ai kërkon të fusë opozitën në një kurth tjetër, që ai e konsideron “kurthi i normalitetit”, përmes të cilit kërkon të shfaqë një normalitet në përditshmërinë tonë, edhe pse do të mjaftonte vetëm një pjesë e malit të gënjeshtarve të tij që askush të mos e merrte seriozisht. Rama nuk merret më me gënjeshtra të vogla kur i flet publikut. Ato ai i ka dhënë pa recetë në këto vite. Kështu që preferon gënjeshtrat e mëdha, madje nga më të mëdhatë që mund t’i rrokë truri.
Për të shfryrë këtë tullumbace duhet që çdo ditë t’u numërohet shqiptarëve tabela e gjatë e gënjeshtrave që ia ka thënë çdo ditë. Ai nuk skuqet kur gënjen. Por shqiptarët nuk mund të lejojnë që jeta e tyre të mbytet në detin e gënjeshtrës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38