Flash News

KRYESORE

Nisja e mësimit, ku do hapen shkollat e reja në Tiranë gjatë semestrit të dytë

Nisja e mësimit, ku do hapen shkollat e reja në Tiranë gjatë

Këtë vit, Tiranës do t'i shtohen disa shkolla të reja, të cilat pritet të ulin fluksin e nxënësve nëpër klasa, ndërkohë që ndodhemi në situatë pandemie.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me drejtuesit e shkollave, është shprehur se duke filluar nga semestri i dytë, disa nga shkollat që ishim në proçes për t’i hapur vitin tjetër, do të hapen këtë vit dhe kjo vlen kryesisht për njësitë 9 dhe 11, si shkollat në Kodër-Kamëz, 9-vjeçarja “Nënë Tereza” dhe gjimnazi “John F. Kennedy”, si dhe shkollat “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri” dhe “Andrea Stefani” tek Sheshi Shqiponja.

“Lajmi i mirë është se do kemi disa shkolla të reja, që do ta ulin pak presionin. Duke filluar nga semestri tjetër, disa nga shkollat që i kishim në proçes për t’i hapur vitin tjetër", tha ai, duke theksuar se hapja e tyre do të shërbejë si valvul shkarkimi për shkollat e tjera të zonës.

Kryetari i Bashkisë kërkoi nga drejtuesit e institucioneve arsimore të shtojnë vëmendjen drejt aktiviteteve sportive dhe socializmit të fëmijëve, të cilët kanë qëndruar për muaj të tërë mbyllur, për shkak të pandemisë, duke humbur kontaktet me bashkëmoshatarët e tyre.

Të fundit