Flash News

KRYESORE

Nisja e muajit të Ramazanit, Basha urim për besimtarët myslimanë

Nisja e muajit të Ramazanit, Basha urim për besimtarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në një postim në ‘Facebook’, Basha shkruan se lutet që sakrifica fisnike të shndërrohet në bekim për çdo familje shqiptare, per vendin dhe mbarë kombin shqiptar.

“Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të dashur vëllezër dhe motra, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhënjimit! Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, thekson Lulzim Basha.

Të fundit