Flash News

KRYESORE

Nisma "Dhuro një lule për Sarandën", qytetarët japin kontributin e tyre

Vijon punën nisma "Dhuro një lule për Sarandën" ku qytetarë të shumtë të Sarandës kanë kontribuar për të bërë më të bukur qytetin jugor të Sarandës.

Qytetarët me kontribute vullnetare të mbledhura nga Nisma "Dhuro një lule për Sarandën"  kanë mbjellë me dhjetëra pemë dekorative në shëtitoren e qytetit "Hasan Tahsini", në spitalin "Petro Nako" dhe shumë pika të tjera.

"Miq,

Sot në Sarandë mbollëm 150 super pemë lagerstroemia dhe oleandër. Sot ishte një ditë e bukur. UROJ shumë që çdo bashkëqytetar ti mirëmbajë dhe përkujdeset!

Me dashuri bëhet.

KUR E THEMI E BËJMË REALITET," shkruan Adriatik Llapaj në postimin e tij në Facebook, ku ka falënderuar dhe bashkëpunëtorët për këtë nismë.

Të fundit