Flash News

KRYESORE

Nisma e PD për hapjen e listave, Gjiknuri: Mund të hapen 100%, por sfidat janë të mëdha

Nisma e PD për hapjen e listave, Gjiknuri: Mund të hapen 100%, por

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri e theksoi qartë qartë qëndrimin e tij, duke mbështetur nismën e opozitës së bashkuar për hapjen e listave, por theksoi se kjo sjell pas sfida.

Gjiknuri u shpreh se  është një gjë e mirë që opozita u rikthye në tryezë, por koha nuk mund të kthehet pas sa herë të dojë PD.

“Një gjë është për tu përshëndetur që ndryshimet kushtetuese janë gjetur me vend edhe nga opozita jashtëparlamentare. Ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve.

E dyta ka rëndësi që PD dhe opozita u kthye në tavolinën e negociatës duke humbur kohë. Fatkeqësisht koha nuk është kur PD ti kthehet mendja por ndryshimet adresojnë edhe shqetësimet e opozitës. Së dyti çështja e aleancave, koalicioneve, le të zgjedhim modelet akutale perëndimore që lejojnë aleancat. Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative. Ndaj duhet kujdes në mënyrën se si formohen koalicionet. Ju thamë që të gjejnë modelet të vendeve me lista të hapura dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore”, tha Gjiknuri.

Të fundit