Flash News

KRYESORE

Nisma e re e Ramës: Shkollë për drejtorët

Nisma e re e Ramës: Shkollë për drejtorët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga Elbasani se së shpejti do të nis shkolla e drejtorëve.

Rama u shpreh se drejtorët e shkollave do kenë një shkollë të tyre pasi nuk mundet dot të vazhdojmë të synojmë më shumë nëse kemi këtë nivel drejtimi të shkollave.

“Këtë vit shkollor, se s’po jap datë, nis shkolla e drejtorëve. Drejtoret e shkollave do kenë një shkollë të tyre. Nuk mundet dot të vazhdojmë të synojmë më shumë nëse kemi këtë nivel drejtimi të shkollave. Kemi hequr 300 drejtor shkollash, jo për politikë dhe nuk i  kemi zëvendësuar me politikë. I kemi zëvendësuar duke u kërkuar të bëhen drejtorë 300 mësuesit më të mirëve në bazë të pikëve që kanë marrë, por nuk mjafton”, tha Rama.

Të fundit