Nisma më 22 shtator, ‘Tirana pa makina’

Kryeqyteti do i bashkohet edhe këtë vit nismës ‘Tirana pa makina’, që synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin ambientin dhe për të përqafuar gjithmonë e më shumë qasjet e reja transporti që janë më ekologjike me ambientin.

“Tirana pa makina”, pritet të ‘rikthehet’ në kryeqytet më 22 shtator.

“Në #22shtator merr biçikletën  dhe eja të pedalojmë së bashku. Një mision i gjelbër për një Tiranë ekologjike”, njofton në rrjetet sociale kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.