All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Nisma/ Rita Ora ndihmon shqiptarët: Do të rindërtoj një shtëpi në Zall Herr, bashkohu edhe ti!

All - Paragraf - 1

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka vendosur që të rindërtojë nga e para një banesë të dëmtuar nga tërmeti në Zall-Herr. Ajo iu përgjigj apelit të kryebashkiakut Veliaj ndërsa sot është Festa e Flamurit, e për më tepër shumë shqiptarë po vuajnë pasojat e tërmetit shkatërrimtar.

All - Paragraf - 3

“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri! Ditëlindjen time dhe ditët e fundit i kam kaluar duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet të bej. Së bashku me Erion Veliajn, zgjodhëm një familje për të sponsorizuar rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti që ka prekur Shqipërinë. Erioni është një lider i vërtetë dhe e respektoj vërtet sugjerimin e tij për të udhëhequr me shembull”, shkroi Rita Ora në Instagram.

Ajo i bëri thirrje të gjithë fansave të saj që të kontribuojnë me fonde në linkun e qeverisë për dhurime. “Propozoj qe kush të mundet, të gjeje një familje ose një mënyrë për të dhuruar e ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala dhe ne do ta ndjekim procesin ne vijim sepse ka kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë - ju lutemi klikoni linkun në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë - lutjet e mia shkojnë për këdo që është prekur. Me shume dashuri, Rita”.

Të fundit