Flash News

KRYESORE

Një 21-vjeçare përplas për vdekje kalimtarin

Një 21-vjeçare përplas për vdekje kalimtarin

Një tjetër aksident në rrugët e vendit. Policia ka njoftuar se mbrëmjen e stome në autostradën Durrës-Tiranë, një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Mësohet se drejtuese e makinës ishte një vajzë 21-vjeçare.  Shoferja K.G., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

“Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit